Lajmet e fundit

Ja deri kur do të qëndrojë mjegulla

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në Ora e Fundit ka folur për parashikimet e bëra nga ky institut për temperaturat në vend ditëve në vijim.

Aliu ka thënë se temperaturat që kemi këto ditë janë të pritshme dhe se do të vazhdojnë, si edhe mjegulla, njofton Klan Kosova.

“Këto temperatura janë të pritshme”.

“Kështu do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Pritet që temperaturat të jenë rreth -2, -3 gradë celsius”.

“Mjegulla do të vazhdojë sepse jemi në gjendje bllokuese të anticiklonit”.

Borë, Aliu ka thënë se do të ketë në fillim të vitit tjetër, i cili sjell edhe rënie të madhe të temperaturave.

“Borë pritet që të ketë më 2 ose 3 janar, por jo të intensitetit të lartë”.

“Pritet që më 1 janar temperaturat të bien në -14 deri -16 gradë celsius”.

“Temperatura të ulëta në dhjetë ditët në vijim nuk pritet të ketë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.