Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes një komunikate ka njoftuar të interesuarit se çfarë dokumentesh duhet të kenë për të realizuar pensionin e veteranit të UÇK-së
Duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr. 01/2015, të gjithë aplikantët për realizimin e pensionit të veteranit-luftëtar të UÇK-së duhet ta kompletojnë dokumentacionin si në vijim, thuhet në njoftim:
1. Kërkesa për realizimin e pensionit të veteranit-luftëtar të UÇK-së;
2. Dokumenti i identifikimit të aplikantit (letërnjoftimi), në kopje;
3. Vërtetimi i lëshuar nga Zyra për çështjet e kategorive të dala nga lufta;
4. Certifikata e lindjes së aplikantit, e nxjerrë në gjashtë muajt e fundit, në origjinal;
5. Certifikatat e lindjes së fëmijëve të veteranit të UÇK-së, në origjinal;
6. Vërtetimi nga ATK-ja që nuk është në marrëdhënie punë;
7. Fatura e energjisë elektrike.
Kërkesa bashkë me të gjithë dokumentacionin përcjellës të cekur më lart, duhet të dorëzohet në zyrat rajonale të Departamentit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës (DFDIL), përfundon njoftimi.