Lajmet e fundit

Ja e vërteta për incidentin me autobusin nga Kosova në Kalimash

Mediat shqiptare kanë raportuar në lidhje me një tentim-grabitje të mundshme të një autobusi të linjës Prishtinë-Tiranë në Rrugën e Kombit.
Ishte Oranews, që fillimisht raportoi se një tentim-grabitje e mundshme ishte parandaluar në Rrugën e Kombit, përkatësisht linjën e autobusit Prishtinë-Tiranë.

Mirëpo, një version tjetër të ngjarjes, e jep pronari i autobusit (kompani e njohur për redaksinë”) .

Ai ka thënë për Gazetën Express, se kjo ishte vetëm një “shaka”.

Pronari i autobusit ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo ngarje.

“Nuk është e vërtetë ajo që po shkruhet nëpër media. Nuk ka pasur asnjë tentim për grabitje prandaj nuk duhet përhapur dezinformata. Një vozitës i veturës, e kishte të dashurën pasagjere në autobusin tonë, prandaj ai ka tentuar herë pas here të na tejkalojë. Kjo ishte një “zajabatje”, thotë ai.

Ndryshe, përkundër që pronari e cilëson këtë si një “zajabatje”, mediat shqiptare kanë raportuar se në mesin e pasagjerëve është krijuar panik i madh.

Një prej pasagjerëve se ngjarja ka krijuar panik mes tyre, pasi i janë trembur grabitjes. Ai theksoi se veturat e provokonin herë pas here autobusin për ta ndalur, por drejtuesi i tij ka vijuar rrugën deri në pikën më të afërt të karburantit.

Gjatë kësaj kohe ata kanë denuncuar ngjarjen pranë policisë së Kukësit, një patrullë e të cilës ka ndaluar një prej mjeteve të dyshuara.

Ndërkohë policia e Kukësit, ka thënë për mediat shqiptare se po kryen procedurat në lidhje me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.