Billbordin që Kryetari i Gjilanit e pati publikuar ditë më pare, për të cilin pati thënë se me të ishte pritur në një qytet të Kanadasë, sot bëri bujë të madhe thuajse në të gjitha mediat, raporton Gazeta Blic.
Kjo pasi, siç raportuan mediat, billbordi që Haziri pati publikuar, dyshohej të ishte realizuar me photoshop, pasi ashtu siç edhe shihej në fotografi, pamjet ishin krejt identike.
Megjithëkëtë, i pari i kësaj Komune, në një prononcim dhënë Gazetës Blic e mohoi kategoriskisht një gjë të tillë, duke thënë se është tërësisht e pavërtetë.
Përkundër kësaj, pamjet që kanë këto dy fotografi, rezultojnë të jenë identike, madje deri në detajet më të fundit.
- Të dy fotografitë, kanë të njëjtë edhe numrin e shkëndijave të dritave (identik), pra, sa ka shkëndija në secilën dritë të fotografisë së photoshpit, po aq ka edhe në billbordin e Lutfi Hazirit.
2. Veturat janë pikërisht në të njëjtën pozitë, sikur në të parën, ashtu edhe në të dytën, pa lëvizur as edhe një milimetër.
3. Numri i veturave poashtu është identik.
4. Rruga është po ajo, si në të parën, ashtu edhe në te dyten, madje edhe forma gjarpërore e saj rezulton e njëjtë.


Kurse, në fotografinë e fundme, mund ta shihni fotografinë, të cilën sot e ka publikuar Faton Bislimi, njëri ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Lutës, me të cilën ka dashur ta demantojë lajmin. Por, e vërteta e kësaj, është se, fotografia që ai ka paraitur (ndonëse ka thënë se është gjatë natës), del të jetë krejt e ndryshme me atë që pati publikuar Lutfi Haziri. Madje, edhe emri i Kryetarit nuk është i shkruar në formën e njëjtë (Krahaso fotografinë e fundit, me atë që është mësipër)! /Gazeta Blic/


Agjencia e lajmeve Kosovanews kosovanews.info