Menjëherë pasi u shpall Pavarësia e Kosovës në vitin 2008, ndër kërkesat e kosovarëve , ishte edhe liberalizimi i vizave.
Që nga kjo periudhë politikanë vendorë, dhanë edhe data se kur kosovarët do të mund të udhëtonin pa viza nëpër vendet evropiane por asnjëherë nuk ndodhi një gjë e tillë, njofton Klan Kosova.
Qytetarët e Kosovës me padurim e pritën edhe mesin e dhjetorit, por lajmet që erdhën dje nga Bashkimi Evropian nuk ishin të mira kjo pasiqë nuk u rekomandua heqja e vizave për kosovarët.
Një lajm i tillë zhgënjeu të gjithë duke nisur nga qytetarët e deri tek politikanët.
Kronologjinë e premtimeve dhe punëve që u kryen nga ana e Kosovës rreth këtij procesi mund ta ndiqni në storien e përgatitur.