Mediat zvicerane duke se kanë zbuluar të dashurin e Angela Martinit.
“Krishtlindjet nuk festohen vetëm”, kështu e ka nisur lajmin gazeta e njohur zvicerane, “Blick”.
Sipas tyre modelja ka gjetur dashurinë e re, të cilën ka tentuar ta mbajë të fshehtë.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah Butik Cejzit, një djali simpatik nga Shqipëria, shkruan Blick.
Angela Martini u nda në fillim të këtij viti nga miliarderi turk, 38-vjeçari Ali Baran Suzer. Në atë kohë 29-vjeçarja tha:
“Një ditë do të njoh mashkullin tim ideal”. A mund të themi se kjo ditë ka ardhur?, shkruan Blick në mbyllje të shkrimit.