Lajmet e fundit

Ja ku dështoi Agjencia Kosovare e Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka arritur të ndikojë që zotimet e blerësve të 26 ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara me spinof off special, të plotësohen tërësisht siç parasheh marrëveshja e zotimit, pasi këto zotime janë përmbushur vetëm 46% për investimet dhe 87% për punësimin.

Kështu thuhet në një raport të zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Ndërmarrjet e shitura e shitura me këtë metodë janë gjithsej 26, ku 21 kishin kusht investimin dhe punësimin,4 kanë pasur si kusht vetëm punësimin ndërsa një NSH kishte si kusht qarkullimin mbi një limit të caktuar.

Nga Zotimet janë liruar gjithsejtë 20 blerës prej të cilëve 2 nga AKM-ja dhe 18 nga AKP-ja. Për mos përmbushje të zotimeve 4 ndërmarrje janë kthyer në pronësi të AKP-së, ndërsa 2 ndërmarrje ende janë nën monitorim. Nga 26 NSH të privatizuara me metodën e spin off special,9 prej tyre kanë qenë nën hetime gjatë kohës së auditimit, të cilat Auditori nuk i ka përfshirë në auditim.

“KP-ja duhet të sigurohet që Zotimet për investime dhe punësim janë përmbushur dhe t’i lirojë ata nga monitorimi kur ato të përmbushen 100%. Zotimet e përmbushura brenda periudhës së zotimit ishin në shkallën 46% për investimet, ndërsa 87% për punësimin. Ndërsa rezultatet e arritura të konfirmuara nga auditorët e pavarur për investime arrin në masën prej 68% dhe 96% për punësim. Kushti për privatizimin e 21 Ndërmarrjeve ishte investimi kapital. Sipas grafikut të mësipërm gjashtë nga to kanë arritur Zotimin e tyre në masën 100%. Nga këto, mund të konkludojmë se, AKP-ja nuk ka arritur të ndikojë që Zotimet e Blerësve të plotësohen tërësisht siç parasheh “Marrëveshje Zotimi””, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

AKP ka hapësirë për përmirësim në fushën e monitorimit dhe me qëllim të shfrytëzimit të mësimeve të nxjerra nga procesi i privatizimit në

të ardhmen, Auditori rekomandonqë Bordi i ardhshëm të AKP-së të sigurojë që planet vjetore të monitorimit të jenë të lidhura me objektivat konkrete në kontratat e nënshkruara, procesi i monitorimit të përmbushjes së Zotimeve të plotësohet duke shfrytëzuar fuqishëm masat e përcaktuara në rastet kur kushtet nuk përmbushen siç parashihet me “Marrëveshje Zotimi”, të shtohet presioni tek blerësit e ndërmarrjeve që t’i përmbushin zotimet e bëra dhe që

blerësit të lirohen nga këto zotime kur ato të jenë plotësuar tërësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.