Lideri shpirtëror i VV’së Albin Kurti pasi ka hedhur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës duke i bërë për spital disa deputete të Kuvendit, është nisur drejt Skandinavisë.
Gazeta Express merr vesh se Kurti ka udhëtuar drejt Oslos nga Aeroporti i Shkupit. Siç dihet ai është i martuar me një norvegjeze me të cilën e ka edhe një vajzë.
Po ashtu,Policia e Kosovës ka konfirmuar sot për Express se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë kryer hetimet për verifikimin e mjetit të dyshuar dhe pritet që në vijim të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.
Kurti është parë duke hedhur gazin lotsjellës ndërkohë që kjo përbën vepër penale për të cilën parashihet 6 muaj burg deri në 5 vjet.