Nga e shtuna do të nis dekorimi i Prishtinës për festat e fundvitit, ka njoftuar komuna e Prishtinës.
Sipas tyre në këtë vit dekorimi i qytetit do të duket shumë më ndryshe se në vitet e kaluara.
“Pas ftesës për bashkëpunim me Kompani të ndryshme për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, kemi arritur marrëveshje me Kompaninë Devolli Group, Operatori Publik Vala, NLB Bank”, thuhet në njoftim.
Përpos shesheve kryesore do të stolisen edhe shumë rrugë e Bulevarde të kryeqytetit (Bulevardi “Deshmoret e Kombit “, “Xhorxh Bush”, “Bill Klinton”, rrugët: “Ukshin Hoti”, “Garibaldi”, “Luan Haradinaj”, “Migjeni”, “UCK”, ” Rexhep Luci”, “Qamil Hoxha “.
“Në sheshin “Zahir Pajaziti” ,”Nëna Terezë ” dhe ”Skënderbeu”, përpos dekorimit do të ketë edhe tre bredha në secilin shesh nga një , porta hyrëse në sheshet: “Zahir Pajaziti”dhe ”Ibrahim Rugova”, po ashtu do të vendosen dy dekorime në formë të dhuratave që do t’iu shërbejnë qytetarëve për fotografim”, ka njoftuar komuna e Prishtinës.



