Për të gjithmonë është i rezervuar një vend. Eskorta e zv.kryeminsrit, Hashim Thaçi, nuk niset kurrë, pa u siguruar se Astrit Ibrahimi, është me ta, raporton Magazina.al. Dikush nga stafi i ngushtë i ministrit të Punëve të Jashtme, edhe mund të mungojë në vizitat e tij qoftë brenda apo jashtë shteti, por jo edhe ai. Për Astritit, fotografin personal të Thaçi gjithmonë është e rezevuar një ulëse në veturë apo një biletë aeroplani.
Astrit Ibrahimi, fotograf i zv.kryeministrit të Kosovës
Pak kush e njeh me emër Astritin. Një djalë i qetë, pa fjalë por puna e tij flet shumë. Mban me vete gjithmonë një foto-aparat, dhe qëndron në pritje të momentit për të nxjerrë me të mirën nga fotoja që ia bën shefit të tij, Hashim Thaçit.
Me vonesë, megjithatë kryetari i PDK-së, e kishte kuptuar rolin që ka fotografia, prandaj kishte vendosur ta angazhojë një profesionist të kësaj fushe, raporton Magazina.al. Ata që ia propozuan Astiritin bënë zgjedhjen e duhur. Puna e tij e dëshmon këtë.
Fotografitë, sic thotë Astrit Gashi në një opinion të tij, janë mjeti esencial në ndërtimin e mitit. Tek Thaçi, duket se është arritur kjo.
Thaçi në fakt nuk është ashtu sic duket në foto. Mjeshtria e fotografit, bënë që ai të shihet një lider i vërtetë. Magazina.al