Sir Alex Ferguson është përzgjedhur nga krerët e Manchester United për të vendosur të ardhmen e trajnerit Louis van Gaal.
Holandezi duket se i ka ditët e numëruara në stolin e Manchester Unitedit. Dështimet e njëpasnjëshme në javët e fundit, kanë bërë që drejtuesit e 20 herë kampionëve të Anglisë, të mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij, transmeton KosovaPress.
Për të ndihmuar klubin në këtë çështje është ofruar edhe trajneri legjendar i ‘Djajve të Kuq’, Sir Alex Ferguson, që së bashku me shefin ekzekutiv Ed Woodward dhe ish-zyrtarin e klubit, David Gill, kanë mbajtur një takim ku është diskutuar e ardhmja e Van Gaalit.
Në rast të shkarkimit të Van Gaal, në vendin e tij pritet të emërohet Jose Mourinho, që para disa ditëve është larguar nga Chelsea, pikërisht për shkak të rezultateve të dobëta me kampionët e Anglisë.