Pas rrëzimit të një aeroplani rus nga ana e forcave ajrore turke mëngjesin e djeshëm, të gjithë sytë janë kah Turqia.
Siç shkruajnë mediat e huaja, ajo që nuk duhet marrë si një befasi është fakti se si Turqia ishte në gjendje të kap një avion rus aq lehtë.
Kjo për faktin se sipas medieve, transmeton Telegrafi, ushtria turke përdor pajisje shumë të sofistikuara, duke përfshirë disa të sjella nga SHBA dhe një sasi të habitshme ajo i prodhon vetë.
Ja disa nga pajisjet ushtarake të përdorura nga Turqia:
Aeroplani luftarak i cili thuhet të ketë goditur atë rus është një F-16 Fighting Falcon. E Turqia ka rreth 300 të tillë. F-16 është ende “shtyllë” e Forcave Ajrore të SHBA.
Aeroplani IAI Heron i prodhuar në Izrael përdorët gjithashtu edhe nga vetë Izraeli për të mbikëqyrur Gazën. Turqia i ka 10 të tillë, të bëra ekskluzivisht për Turqinë – me motor më të fuqishëm dhe pajisje të tjera “speciale”.
Turqia gjithashtu disponon tre dronë të llojit MQ-1. Të pajisur me raketa Hellfire, këta drones mund të godasin objektivat – pa e ditur madje ata se po vëzhgohen.
I dizajnuar në SHBA, Black Hawk është një helikopter ende i përdorur nga SHBA-të – shumë i sofistikuar. Turqia, tanimë ka një marrëveshje për blerjen e 115 të tillë – të modifikuar special për këtë vend.
Obusi Panter është një armë masive me fushëveprim të gjerë, i prodhuar në Turqi dhe i përdorur nga ushtria e këtij vendi. Ajo ka një gamë prej 25 miljesh.
E projektuar në SHBA, MGM-140 është e aftë të godas caqet rreth 100 milje larg. Turqia ka 100 të tillë.
Ushtria turke me krenari prezantoi tankun e projektuar turk Altay gjatë këtij viti. Altay është bërë nga kompania turke Otokar, e njohur më mirë për prodhimin e autobusëve.
Turqia gjithashtu ka edhe raketat e veta – Mızrak-U. Raketat mund të programohen për kapjen e objektivit deri në 5 milje larg.
BMC Kirpi është një prodhim tjetër vendor i pajisjeve ushtarake turke. Ushtria turke ka mbi 600 të tillë. “Kirpi” do të thotë “iriq” në gjuhën turke.
Turqia është në proces të pajisjes së ushtrinë së saj me rreth gjysmë milioni pushkë të reja. Arma u zhvillua në Turqi gjatë gjashtë viteve – armë që do i përshtatej klimës dhe terrenit që operohet nga trupat turke.
The TCG Heybeliada.
E projektuar në Turqi, anija Ada-class është e pajisur që të përballet me gjithçka nga nëndetëset dhe avionët. Turqia i ka dy të tilla dhe planifikon të ndërtojë edhe dhjetë të tjera.
Nëndetësja S-353 TCG Preveze, Type 209/1400. /Telegrafi/
Marina turke gjithashtu ka 13 nëndetëse gjermane të tipit 209. Secila është e armatosur me 14 silurë dhe raketa anti kundër anije, duke siguruar që Turqia mbetet një forcë që duhet llogaritur në det.