Lajmet e fundit
Ja momenti kur Hashim Thaçi ua huqë totalisht, datave historike! (FOTO)

Ja momenti kur Hashim Thaçi ua huqë totalisht, datave historike! (FOTO)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka huqur me të madhe datës së rrëzimit të Murit të Berlinit.
Ai, përmes një postimi që e ka bërë në faqen e tij zyrtare, facebook, ka shkruar se para 25 viteve, kur kishte ndodhur shembja e Murit të Berlinit, kjo ngjarje kishte shërbyer si themel i demokracisëc.

Mirëpo, ajo çka e pengon këtë fjali të qëndrojë e drejtë, është se,Thaçi e ka ngatërruar datën e kësaj ngjarjeje me Bashkimin e Gjermanisë.

Por, si duket edhe ai më vonë e ka vërejtur gabimin, pasi ka ndërhyrë duke e përmirësuar statusin e tij. Mirëpo, prapë i ka përfshirë dy ngjarjet në një, gjë që nuk del të jetë e pastër sërish.
Më 3 tetor 1990 (para 25 viteve, siç ka dashur të shprehet Thaçi), është bërë ceremonia e Bashkimit të Gjermanisë, kurse Muri i Berlinit (me të cilin edhe e ka ngatërruar zëvendëskryeministri), është shembur më 9 nëntor 1989.
Shikojini të dy postimet (para dhe pas) dhe e vëreni edhe vet gabimin e tij!

Untitled

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.