Lajmet e fundit

Ja në cfarë gjendje te mjerueshme është varri i Shotë Galices

Bari i thatë dhe therrat kanë mbuluar hapësirat përrreth varrit të heroines Shotë Galica. Gurët e meremertë kanë humbur shkelqimin.  Ata janë mbuluar nga balta dhe pluhuri ku prej tyre mezi vërehet edhe emri i heronines kosovare nga Radisheva e Drenicës, raporton Magazina.al. Lulet apo rojet e nderit janë “zëvendësuar” me therra dhe kafshë të ngordhura përreth.

shota-qeni
Mungesa e kujdesit të shtetit shqiptar për këtë monument që ndodhet  në mes të Fushë-Krujës dhe Laçit, u ka lënë në dorë banorëve lokalë të abuzojnë me këtë vend që do duhet të ishte një atrakson për vizitorët. Por kjo nuk ndodhë. Të rralllë janë ata që vizitojnë varrin e Shotës së Azemit. Deputeja e PDK-së, Ganimete Musliu ka qenë sot aty ku për dekada me radhë prehen eshtrat e heroines, dhe është ndjerë e turëpëruar me atë që ka parë, raporton Magazina.al.

shota

Ja cka ka shkruar deputeja nga Drenica:

“Sot bashkë me Gruan Demokratike të Kosovës Dega në Skenderaj vizituam varrin e Shote Galicës. U ndjeva e vogël para te madhës Shotë. U ndjeva e turpëruar para saj për gjendjen te cilen ishte katandisur varri i saj. Ne vend te luleve dhe rojes se nderit aty gjetem nje qenë te ngordhur dhe varrin e mbuluar me therra. U ndjeva e turpëruar ashtu siq ndihem e turpëruar saherë qe kaloj pranë varreve te pamirëmbajtura të deshmorve në Kosovë”

Leave a Reply

Your email address will not be published.