Lajmet e fundit

Ja nga cili shtet kanë frikë militantët e Shtetit Islamik

Një gazetar, që ka kaluar një kohë të mirë me militantët e Shtetit Islamik, thotë se ata vërtet e kanë frikë një shtet, por nuk është asnjë nga shtetet që ka nisur fushatën ajrore kundër tyre.

Edhe pse Rusia, Franca, Britania dhe SHBA po i bombardojnë nga ajri dhe kanë dërguar njësi elitare në terren, luftëtarët e Shtetit Islamik i thanë Juergen Todenhoefer se ata kanë më shumë frikë Izraelin.
“Ata mendojnë se mund të mposhtin trupat amerikane e britanike në terren, pasi nuk kanë shumë eksperiencë në strategjitë terroriste dhe në guerriljen e qyteteve. Por e dinë se izraelitët janë shumë të fortë për të luftuar kundër terroristëve dhe guerrilëve,” tha Todenhoefer.
“Ata nuk janë të frikësuar nga amerikanët dhe britanikët, por janë të frikësuar nga izraelitët. Sipas tyre, ushtria izraelite është rreziku real”.
Shteti Islamik po humbet gjithmonë e më shumë terren.
Dje forcat qeveritare irakiane thanë se kanë rimarrë qytetin Ramadi.
Kjo situatë ka bërë që lideri i Shtetit Islamik të dalë me një mesazh, ku thotë se sulmet nuk e kanë dobësuar grupin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.