Sa ti kalojnë festimet për Vitin e Ri, krerët shtetëror të Kosovës dhe Serbisë, i pret Brukseli.
Në kryeqendrën e Belgjikës, siç njofton zyra e shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerinit, Prishtina e Beogradi, janë thirr në këtë fillim vit të nisin një raund tjetër të dialogut.
Mbase këtë pajtim mund ta bëjë Bashkimi Evropian, por palët në terren shfaqin plane të ndryshme se cilat tema do të diskutohen, kur të shihen në Bruksel, njofton Klan Kosova
Kryeministri i Kosovës, tha të mërkurën se pala kosovare tashmë I ka në tavolinë gjërat që sipas tyre do bisedohen me serbët në 2016.