Këngëtarja Rita Ora tashmë gjendet në Kosovë, ku ka ardhur së bashku me familjen e saj.
Telegrafi mëson se arsyeja e ardhjes së saj në vendlindje është dasma e shokut të saj të fëmijërisë, Arlit Kastratit me Filiz Salihun.
Arliti, i cili po ashtu jeton me familjen në Londër, është djali i biznesmenit të suksesshëm kosovar, Nexhmedin Kastrati dhe marrëdhëniet me Ritën janë shumë të afërta.
Dasma e Arlitit dhe Filizit do të mbahet këtë të shtunë në hotelin “Emerald” të Prishtinës.
Për këtë ceremoni Rita ka udhëtuar së bashku me familjen e saj me aeroplan privat dhe gjatë kësaj kohë qëndrimi këtu ajo do ta zhvilloj edhe një takim me ambasadorin britanik në Kosovë.