Lajmet e fundit
Ja pse dha dorëheqje rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Naser Mrasori (DOKUMENT)

Ja pse dha dorëheqje rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Naser Mrasori (DOKUMENT)

Rektori i parë i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Naser Mrasori ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai këtë vendim e ka marrë me datë 1 tetor 2015, kur edhe ka filluar viti akademik. Gazeta Blic ka arritur që ta siguroj letrën e dorëheqjes, të cilën Mrasori ua ka nisur kryetarit të Këshillit Drejtues dhe anëtarëve të këtij Këshilli.

Si arsye kryesore e dorëheqjes së Mrasorit thuhet të jetë kthimi i tij në vendin e punës si profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Mrasori, i cili për dy vjet rresht e drejtoi Universitetin e Pejës ka theksuar se ka qenë nder i veçantë të jetë pjesë e këtij universiteti.

Mrasori para se të vinte në krye të Universitetit të Pejës, ishte edhe prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtarë në Universitetin e Prishtinës, gjatë kohës së qeverisjes së  Mujë Rugovës.

Mrasori ka qenë edhe këshilltar i lartë për arsim i ish- ministrit të Arsimit Ramë Buja.

Në vazhdim po ua sjellim të plotë letrën e dorëheqjes:

IMG_8628

Leave a Reply

Your email address will not be published.