Lajmet e fundit

Ja pse u rikthyen kontrollet kufitare Kosovë –Shqipëri

Rikthimi i kontrolleve të qytetarëve të Kosovës, në pikën kufitare me Shqipërinë është kërkesë e Bashkimit Evropian pasi vendi ynë është në proces të liberalizimit të vizave. Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi, tha se është kërkesë e Bashkimit Evropian për kontrolle më të rrepta kufitare në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Sipas Minxhozit, kjo kërkesë e BE-së është në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për liberalizim të vizave. Në një prononcim për KosovaPress, ambasadori shqiptar tha se megjithatë, autoritetet shqiptare po bëjnë të pamundurën që këto kontrolle kufitare të minimizohen.

Sipas tij, kontrolle ka edhe në shkëmbim të mallrave Kosovë-Shqipëri dhe anasjelltas.

Ka më shumë se një muaj prej kur kanë filluar kontrolli kufitarë për mallrat dhe qytetarët që shkojnë në Shqipëri dhe ata që vijnë në Kosovë. /KosovaPress/

minxhozi-170116

Leave a Reply

Your email address will not be published.