Lajmet e fundit

Ja sa do të zgjasin vërshimet në Kosovë?

Sipas IHMK-sw, reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit, janë si pasojë e ciklonit të ardhur nga pjesa veri-perëndimore e Kontinentin Evropian, në të cilin është përfshi edhe vendi jonë.

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, duke filluar nga data 05/01/2016 duke arritur maksimumin gjatë datës 06/01/2016, me intensitet me të theksuar të shpërndarjes kohore dhe hapësinor sidomos në pjesën perëndimore dhe qendrore të Gadishullit Ballkanik, transmeton Koha.net.

Këto të reshura, kanë shkaktuar ngritjen e shpejt të nivelit të ujit të lumenjve të Kosovës të cilët janë të vrullshëm, për shkak të karakterit malorë të tyre, ku si pasojë shumica e tyre kanë ndalur nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës.

Ngritjen së shpejtë të nivelit të lumenjve e ka ndihmuar edhe situata sinoptike, ngase gjatë ditës së sotme janë regjistruar temperaturat e ajrit prej .+ 50C, të cilat kanë kushtëzuar shkrirjen më intensive të shtresës së borës së rënë para dy ditëve, trashësia e së cilës në Prishtinë ka arritur 13 cm.

Në bazë të parashikimeve të Institucionit të lartshënuar dhe IHMK, gjatë 24 orëve në vijim, do të këtë reshje të shiut në viset e ulëta, ndërsa në ato malore edhe reshje bore.

Kjo gjendje sinoptike do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme, por me intensitet më të ulët të reshjeve, ku mesatarisht do të ketë rreth 10 mm reshje gjatë 24 h, ndërsa më datë 08 reshje do të ketë në interval të shkurtër kohorë, ku sasia e tyre brenda 24 h nuk do ti kaloj më shumë se 5 mm.

Gjendja sinoptike gjatë 3 ditëve në vijim do të karakterizohet më ulje të intensitetit të reshjeve, e cila do të jetë karakteristike për viset e ulët, ndërsa në ato malore do të ketë reshje bore të intensitetit të dobët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.