Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e së mërkurës projektin për parkingjet me pagesë. Ky projekt parashikon ndarjen e Tiranës në 3 zona tarifimi, Zona A, Zona B, Zona C.
Në zonën A tarifa e vendparkimit në rrugë është 100 lekë/ora. Ndërsa në sheshe për autoveturat deri në 5 minuta eshte falas me pas varion në bazë të kohëqendrimit.
Nga 0-3 orë kushton 300 lekë
3-8 orë 500 lekë
8-12 orë 800 lekë
12-24 orë 1000
Në zonën B tarifa për vendparkim në rrugë është 40 lekë/ora. Ndërsa në sheshe deri në 5 minuta eshte falas me pas varion sipas kohes.
Nga 0-3 orë kushton 100 lekë
3-8 orë 250 lekë
8-24 orë 300 lekë
Ndërsa në zonën C tarifa për parkim në rrugë do të jetë 25 lekë/ora dhe në sheshe do të variojë nga 50-250 lekë për autoveturat dhe 150-500 për autobusat.
Po ashtu Bashkia ka vendosur tarifa edhe për ata që duan të rezervojnë duke i ndarë në 4 paketa, 1 mujore, 3, mujore, 6 mujore dhe 12 mujore, ku çmimi ndryshon në bazë të zonës së tarifimit.