Lajmet e fundit

Ja sa kushton droga e Lazaratit në Shkup e Tetovë!

Policia maqedonase ka dalë me informacione shtesë lidhur me tre personat të cilët u arrestuan dje me 3 kilogram drogë të llojit marihuanë.

Sipas policisë, ata drogën e kanë blerë në Strugë, ku nga Shqipëria e ka sjellë një shtetas shqiptar.

Personat e arrestuar e kanë blerë drogën me çmim 1900 euro për kilogram, kurse në Strugë, Tetovë dhe Shkup e kanë shitur me çmim deri pesëfish më shtrenjtë, raporton “Lajm”.

Nga tre personat e arrestuar, dy janë shtetas të Maqedonisë dhe një i Shqipërisë. Bëhet fjalë për personat me iniciale K.M. (55) nga Shkupi, F.T. (33) nga Struga dhe D.B. (29) nga Shqipëria.

Atyre u është caktuar arrest 30 ditor, kurse policia është në kërkim edhe të personave M.A. (32) dhe A.A. (37) nga Shkupi, që konsiderohen si organizatorë të grupit kriminel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.