Lajmet e fundit

Ja sa leje ndërtimi janë dhënë nga komuna e Prishtinës gjatë vitit 2015

Drejtoria e Urbanizimit në vitin 2015 ka dhënë 153 leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës.

Ndërsa janë legalizuar 5 objekte që kanë qenë të ndërtuara pa leje.

Drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu këto shifra i prezantoi për punën që kjo drejtori ka kryer gjatë vitit 2015.

Ai tha se edhe më tutje do të punojnë në mënyrë të ndershme, njofton Klan Kosova.

Ndërsa Shpend Ahmeti, tha se gjatë vitit 2015 në komunën që ai udhëheqë janë kryer shumë punë, por se ka vend edhe për kritika.

Leave a Reply

Your email address will not be published.