Në Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), gjatë vitit 2015 në të gjitha njësitë përbërëse janë kryer 38 516 operacione të ndryshme, me 152 800 pacientë të shtrirë me 816 567 ditë mjekimi.
Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Curr Gjocaj në konferencën e fundvitit me ç’rast është bërë përmbledhja vjetore e punës dhe janë ndarë mirënjohjet për punëtorët e dalluar të vitit për klinikat, institutet dhe shërbimet e QKUK-së.
Gjocaj para punëtorëve potencoi se gjatë vitit 2015, në QendrënKlinike Universitare kanë qenë 451 445 ditë shërimi për pacientët, me 70 164 pacientë të shtrirë , ku nga këta pacientë, 21 217 janë operuar.
“Duke folur për vizitat specialistike, Gjocaj, shpjegoi se në QKUK gjatë vitit 2015, ishin 349 738 vizita ambulatore për pacientë dhe 767 621 ishin shërbime të veçanta, apo diagnostike, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike ishin 938 866 për 277 439 pacientë gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2015.
Në shtatëSpitalet e Përgjithshmetë Kosovës,Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Prizren dhe Pejë, kanë qenë të shtrirë 82 636 pacientë me 365 122 ditë shërimi, me 17 299 operacione,ndërsa shërbime laboratorike janë kryer 1 198 616 për 120 735 pacientë. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK,bëri të ditur se në Qendrat Profesionale tëShëndetitMendor me 8 njësi në të gjithë Kosovën, janëregjistruar 91 290 vizita ambulatore dhe qëndrime ditore, ndërsa ka pasur 71 821 shërbime tjera të veçanta.
Sipas tij, Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punësnë Gjakovë gjatë viti 2015, regjistroi26 482 vizita ambulatore, me90 454 shërbime laboratorikepër 6382 pacientë dhe 36 921 shërbime të veçanta.
Duke kumtuar shifrat e punës për Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës, drejtori tregoi se QKSUK, ka kryer 331 936 shërbime, ku 55 657janë kryer si vizita të para ose vizita kontrolluese. QSKUK ka kryer 276 279 shërbimespecifike. Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive ka kryer 16 171 shërbime specialistike dhe Qendra Kombëtare e Telemjekësisë me gjithsej 5904 shërbime”, thuhet në një komunikatë për media.
Drejtori Gjocaj foli edhe për furnizimin me barna nga Lista Esenciale duke shpjeguar se QKUK ka pasur74.6%furnizimin me barna,85% me citostatikë dhe68% me material shpenzues medicinal.
Furnizimi me Barna në Spitalet e Përgjithshme ishte rreth 82.3% dhe furnizimi me Material Medicinal ishte rreth 78.9%.Në QendratProfesionale të Shëndetit Mendor furnizimi me barna ishte 89.33%.