Rreth dyzet policë të njësive të rendit dhe ndërhyrjes së shpejtë do të kujdesën për mbarëvajtjen e manifestimit që opozita mbanë sot në Gjakovë.
Komandanti i stacionit regjional të policisë në Gjakovë, Kirstë Gjokaj, tha për Klan Kosovën se gjithçka është në rregull dhe këta dyzet policë do të kujdesni për afër pesë mijë deri në shtatë mijë protestues, aq sa Opozita ka paralajmëruar policinë se do të jenë të pranishëm në manifestim, për të kundërshtuar Marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
Ai tha se kanë analizuar situatën dhe pritet që ky manifestim të jetë i qetë, për këta arsye nuk është parë e nevojshme që të ketë numër më të madh të Policisë.
Klan Kosova njofton se forcat e rendit tashmë kanë dalë në rrugët kryesore të qytetit për t’u kujdesur për mbarëvajtjen, ndërsa ende nuk janë parë qytetarë të mbledhur për të filluar manifestimin, prandaj situata në Gjakovë ende është krejt e zakonshme.