Lajmet e fundit

Ja sa shpesh duhet t’i lani flokët

Është një pyetje që është debatuar mjaft shpesh: “Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?”.

Përdorues të shumtë në Reddit e kanë bërë këtë pyetje, se çfarë produkte duhet të përdorin ose a duhet të përdorin produkte.
Dr. Windsich, një ekspert i shëndetit, thotë se flokët nuk duhet të lahen shpesh. Ndryshe nga duart, të cilat janë çelës i përhapjes së sëmundjeve, larja e flokëve lidhet më shumë me atë se si dëshirojmë të dukemi dhe të ndjehemi.
Shumica e mjekëve pajtohen me Dr. Windsich dhe shumë dermatolog thonë se mënyra më e mirë për t’i ruajtur flokët është që të mos i lani shpesh, transmeton lajmi.net.
Nëse keni flokë kaçurrele, kjo do të thotë se ju duhet t’i lani një herë në javë. Njerëzit me flokë më të drejta kanë më shumë gjasa që t’i lajnë më shpesh.
Nëse keni lëkurë dhe flokë të klasifikuara si “normale” (jo të thatë ose të yndyrshme), një doktor nga Universiteti i Kolumbisë thotë se ju duhet t’i lani dy herë në javë.
Nëse e spërkatni skalpin e kokës çdo ditë me sprej të flokëve ose kaloni disa orë duke i rregulluar ato, flokët do të dëmtohen më lehtë, kështu që është më mirë t’i evitoni këto.

Leave a Reply

Your email address will not be published.