Lajmet e fundit

Ja se si kërcënon Qeverinë e Kosovës Daçiqi

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se Kosova nuk dëshiron të zbatojë detyrimet sipas marrëveshjes së Brukselit, dhe ka vlerësuar se kjo destabilizon situatën në rajon, shkruan Beta.

Daçiq ka thënë në Berlin, ku çdo vit merr pjesë në konferencën e ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore, se nuk ekziston ndonjë mundësi që të pezullohet marrëveshja e Brukselit midis Beogradit dhe Prishtinës që ishte arritur në prill të vitit 2013, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar duke thënë se në Berlin sot është dashur të kundërshtojë ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Shqipërisë, Ditmir Bushati, të cilët kanë akuzuar Serbinë për fushatën agresive kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Kam reaguar për këtë sepse mendoj se Kosova fillimisht duhet të vendosë nëse dëshiron të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, sepse mendoj se pezullimi i marrëveshjes së Brukselit nuk është një opsion. Marrëveshja është një angazhim për të cilin jemi dakorduar në prani të bashkësisë ndërkombëtare, dhe kjo është pikërisht ajo që mund ta destabilizoj situatën në rajon”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe.

Në anën tjetër, sipas tij Serbia është përgjigjur në mënyrë të qartë se nuk ka bërë kurrfarë fushate agresive kundër Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.