Nëse deri tani thjesht keni hapur tapën dhe keni hedhur lëngun e frutave në gotë nga kutia e saj, është një mënyrë e gabuar.
Ky mund të duket si veprimi më i lehtë, po gjithmonë kur dëshironi të pini një gotë në mëngjes ndodh të spërkateni, në duar nga lëngu, apo të bjerë mbi tavolinë e në dysheme. Dhe kështu dhe dita e njeriut më optimist nis me një katastrofë.
Por një truk i vogël do ju shpëtojë jetën dhe humorin. Zakonisht ne hapim tapën dhe e hedhim lëngun direkt në gotë. Në këtë mënyrë ai do të gurgullojë përsëri në kutinë e kartonit duke spëktuar gjithçka.
Pra, është një mënyrë e gabuar. Lëngu duhet të derdhet mbi pjesën e sipërme të kartonit në gotë, duke e bërë këtë proces më të lehtë. Videoja e këtij truku është publikuar në YouTube nga CrazyRussianHacker, duke bërë jetën më të lehtë me disa truke të vogla.
https://www.youtube.com/watch?v=lPHs8Bck_AA