Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbizotërojë në Kosovë gjatë fundjavës.
“Mot kryesisht me diell do të na shoqëroj gjatë dy ditëve të vikendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndersa më e larta e ditës do të lëvizë ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Në pjesën e parë të ditës vende-vende do të ketë mjegull, gjë që, do ta zvogëloj shikueshmërin horizontale. Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales (1013 milibar), lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë 92-95 % , gjatë ditës do të zbresë në 44-49%. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Java e ardhshme pritet të jetë më e nxehtë , sidomos pesë ditët e para të javës vijuese”, sqaron IHMK.