Një punëtor i një furre buke ka humbur jetën pasi prekur telat përcjellës të energjisë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Babrroit në Paskuqan.
Sipas burimeve policore, të parët që kanë parë ngjarjen kanë qenë kolegët e 23-vjeçarit me iniciale E. E., të cilët janë munduar që ti japin ndihmën e parë, por nuk kanë mundur që të shpëtojnë të riun. Kolegët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar për në spital, por ka ndërruar jetë teksa ishte rrugës. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet rreth ngjarjes.