Lajmet e fundit

Ja si e quan gazeta zvicerane ndeshjen Kosovë – Shqipëri

Në ndeshjen Kosovë – Shqipëri më së shumti lojtarë të tubuar kishte nga kampionati zviceran dhe kjo ka bërë që mediumet e këtij vendi të jenë të interesuar për këtë ndeshje.

Gazeta më e madhe ‘Blick’ e ka postuar para disa orësh një video ku lojtarët e të dy ekipeve drekonin bashkë.

Kjo i ka bërë shumë përshtypje zviceranëve duke e komentuar këtë gjë.

“Kjo është një ndeshje në të vërtetë miqësore! Para ndeshjes ku do të luajnë kundër njëra tjetër, Shqipëria dhe Kosova ishin në një darkë të përbashkët”, shkruhet në faqen zyrtare në facebook të kësaj gazete, shkruan Telegrafi.

Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Migjen Basha, Armando Sadiku, Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Hekuran Kryeziu, Alban Pnishi e Mërgim Brahimi luajnë në kampionatin zviceran.

Leave a Reply

Your email address will not be published.