Lajmet e fundit

Ja si shpenzoheshin paratë e Vatikanit për takime erotike

Vatikani është përpara një skandali të ri, që lidhet me shpërdorimin e fondeve për investime në qendra erotike.

Lista të pambarimta, mijëra emra dhe emri i 26 pjesëtarëve të Vatikanit mes tyre. Është ky rezultati i informacioneve të rrjedhura nga Vatikani.

Sipas “Corriere della Sera”, listat ishin bërë gati për të verifikuar pasurinë e Vatikanit.

Por në momentin që u publikuan dolën në pah skenat shqetësuese për përdorimin e këtyre pasurive nga Selia e Shenjtë.

Veç favoreve në para, bien në sy hotele apo qendra për takime me pullë të kuqe, përcjell javanews.

Hetimi i ri që ka nisur ka tronditur Vatikanin. Në disa prej pasurive të paluajtshme të Vatikanit ishin hapur qendra masazhesh apo sauna.

“Shumë shpesh këto qendra janë përdorur nga njerëz të Vatikanit për takime erotike”, thotë një prej hetuesve të Vatileaks.

Pas peshkopit Lucio Angel Vallejo, që është ende në gjendje arresti, dhe Francesca Chaouqui që po hetohet në gjendje të lirë, mund të zgjerohet edhe më shumë numri i të arrestuarve.

Madje hetuesit janë të bindur për këtë duke deklaruar se në këto momente në Vatikan ka nisur dhënia e llogarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.