Nji gazetare në Los Angeles u sulmu nga nji burrë teksa ishte në transmetim direkt.
Simbas “Daily Mail”, gazetarja e televizionit KTLA, Mary Beth McDade, ishte tue raportu mbramjen e së Hanës për gjendjen e fansave mbas vdekjes tragjike të yllit të rokut, David Bowie, në Walk of Fame.
Në video shihet se si nji burrë i veshun me nji xhaketë me kapuç afrohet mbrapa saj teksa i buzëqesh njerëzve rrotull.
“Rick dhe Cher, ai ishte i njohun për thyemjen e barrierave dhe…”, këto ishin fjalët e fundit të McDade para se kamera të tundet dhe të degjohen të bërtituna.
Simbas zadhanësit të policisë së Los Angelesit, Mike Lopez, incidenti nuk u konsideru si sulm dhe se askush nuk u damtu prej tij.
https://www.youtube.com/watch?v=lGgE5j9U_50