Lajmet e fundit

Ja si Thaçi mund ta humb betejën për President!

Deputetët rebel të LDK-së, sfidë për ambiciet e Thaçit

Deputetët e LDK-së të cilët janë deklaruar se do të votojnë kundër janë: Vjosa Osmani, Arben Gashi, Adem Salihaj, Anton Çuni, Armend Zemaj dhe Alma Lama.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të cilët janë deklaruar hapur se ata do të votojnë kundër liderit të PDK-së, Hashim Thaçit për tu bërë president i vendit mund të pamundësojnë zgjedhjen e tij, edhe nëse ata e braktisin seancën.
Deri më tani janë gjithsej gjashtë deputet të LDK-së, të cilat janë deklaruar se Hashim Thaçi nuk duhet të zgjedhet në këtë post, pasi që sipas tyre kjo nuk i bën nderë vendit.
Madje, deputetja Vjosa Osmani është shprehur se Kuvendi nuk do të ketë deputet të mjaftueshëm në sallë për tu bërë kuorumi për të zgjedhur atë president.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti i vendit zgjidhet me dy të tretat e votave në raundin e parë. Kurse, nëse as në raundin e dytë nuk i merr dy të tretat e votave, atëherë në raundin e tretë zgjidhet ai që ka marrë më së shumti vota.
Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj, Nr. 04-V-04, ka shpallur jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit Behxhet Pacolli, pasi që ai kur u zgjodh president në raundin e tretë, nuk ishin prezent dy të tretat e deputetëve, si dhe në mungesë të një kundërkandidati. Por, këtë të dytën se ka sfidë të vështirë Thaçi, për ta gjetur dikë, përveç nëse i kundërvihet presidentja Atifete Jahjaga, që ende nuk është jashtë garës.

(Tekstin

Leave a Reply

Your email address will not be published.