Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Podujevë dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Maqastenën dhe Gramos Latifin, për hedhje me vezë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa, derisa ky i fundit po mbante një fjalim në manifestimin e ditës së mjedrës në këtë qytet, njofton Klan Kosova.
Vetëvendosjes e ka pranuar se aktivistët e tyre e kanë gjuajtur me vezë kryeministrin Isa Mustafa në Podujevë.
Ndërsa “policia ka arrestuar dhunshëm dy aktivistë të Lëvizjes”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.