Lajmet e fundit

Ja si u radikalizuan dy shqiptarët vëlla e motër në xhaminë e Winterthur

Një shok i familjes shqiptare të Editës dhe Visarit akuzon rëndë xhaminë An’Nur-Moschee në Winterthur. Atje është bërë radikalizimi i tyre, thotë ai për Sontagsblick.

Ka kohë që mediat zvicerane shprehin shqetësimin për xhaminë në Winterthur, që sipas tyre promovon radikalizmin dhe është kthyer në qendër të rekrutimit të të rinjve zviceranë drejt ISIS.

Edita (16) dhe Visari (17) fluturuan drejt Sirisë në 2014. Ata fillimisht kishin gënjyer prindërit se po shkojnë drejt një feste mes miqsh, ndërsa qëllimi kishte qenë për të nisur drejt Shtetit Islamik. Para shkuarjes atje, ata kishin qenë vizitorë të xhamisë An’Nur në Winterthur. Në 29 dhjetor 2015 ata janë rikthyer në Zvicër, përcjell Bota sot.

“Organizuesit e rekrutimit të tyre janë në xhaminë An’Nur,” thotë një mik i familjes shqiptare për Blick. “Ata veprojnë profesionalisht, duke mbushur valixhet me para, për të arritur qëllimet. Për këtë kanë faj edhe autoritetet zvicerane që nuk marrin masa konkrete për parandalim.”

Të rinjtë mendohen se kanë ndjekur edhe Qendrën Sprotive Luftarake të Valdet Gashit, qu u vra në moshën 29 vjeçare në Siri. Aty duhet të ketë filluar rekrutimi.

Ëndërra e një jete më të mirë në Siri

Në radikalizimin e Editës, ka luajtur rol të madh edhe një grua e “papunë” dhe me shumë “kohë të lirë”, që e ka bindur se muslimanët mund të jenë të lirë vetëm në vendet Islame. Asaj i është premtuar edhe gjetja e një shtëpie në Siri, thotë miku i familjes.

Megjithatë kjo ëndërr doli e gënjeshtërt. Ty dy janë kthyer në Zvicër për të vijuar mësimet ku kanë mbetur.

Në xhaminë An’Nur nuk kanë qenë të arritshëm për komunikim nga tabloidi zviceran

Leave a Reply

Your email address will not be published.