Një vajzë me emrin Mimosa Paradiso ka publikuar në faqen “Nisma Thurrje”, dy fotografitë e Dritan Priftit, të cilat janë shkëputur nga një video e regjistruar katër vite më parë.
“Nisma Thurrje”, në një sqarim shkruan se fotot pasi janë publikuar nga emri i gruas, më pas janë fshirë po prej saj.
Por, kur është kërkuar emri i Mimosës, nuk ka dalë asnjë llogari, gjë që lë të kuptohet se e ka fshirë edhe atë, pas fotografive.
I kontaktuar nga Panorama Online, Dritan Prifti tha “Do të kem një reagim zyrtar sot pasdite për këtë çështje”.
