Lajmet e fundit

Jablanoviç akuzon ministrat serbë të Kosovës dhe shtypin e Beogradit

Kryetari i Listës serbe,Aleksandar Jablanoviç, gjatë një konference në Beograd ka thënë se në Lista… nuk ka çarje dhe se për “çdo gjë që është politike, ajo është unike”.

Jablanoviç ka akuzuar ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës sqaruar dhe shefin e Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Makro Gjuriç, se “qëndrojnë pas sulmeve politike kundër tij dhe se ata po përpiqen që deputetët e Lëvizjes së socialistëve në Parlamentin e Kosovës të paraqiten si mbeturina nga politika e kryeministrit Aleksandar Vuçiç”, raporton B92.

Jabllanoviç deklaroi se Lista serbe “do të zbatojë dhe do të respektojë çfarëdo që Vuçiq merret vesh për statusin e serbëve në Kosovë, pa marrë para sysh nëse kjo arrihet në Bruksel ose diku tjetër.

Ai për sulmin e sotëm në shtëpinë e familjes se ai është nxitur nga “gënjeshtrat mediale që servohen tash e tri javë kundër meje e babait tim dhe se ato vijnë nga Serbia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.