Në margjina të konferencës, presidentja e Kosovës pritet të takojë kokë më kokë njeriun e dytë të administratës amerikane.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet të takojë zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden.
Që të dy do të jenë pjesë e samitit të Bërdos, që fillon pasnesër në kryeqendrën kroat Zagreb.
Jahjaga dhe Biden do të jenë pjesë e një paneli të përbashkët bashkë me liderët e rajonit.
Ndërkohë në margjina të konferencës, presidentja e Kosovës pritet të takojë kokë më kokë njeriun e dytë të administratës amerikane.
Këshilltarja politike e presidentes Garentina Kraja konfirmoi për Klan Kosovën vetëm pjesëmarrjen e Jahjagës në një panel të përbashkët me Biden.
Kraja gjatë një prononcimi të shkurtër tha se në panel do të jenë edhe presidentët e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Fokusi i takimit, por edhe i gjithë Samitit, pritet të jetë situata e sigurisë dhe integrimet transatlantike të shteteve të Ballkanit perëndimor.
Në këtë Samit, Jahjaga do ta ketë rastin të takojë edhe figura tjera të rëndësishme.
Aty merr pjesë presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk, ministri i jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeie, por edhe presidenti austriak Heinz Fischer.