Lajmet e fundit

Jahjaga: Jam e gatshme ta kryej rolin tim për tejkalimin e krizës

Presidentja e Kosovës tani është e gatshme ta kryejë rolin e vet kushtetues për tejkalimin e krizës.
Sikurse opozita ashtu edhe pozita kanë mbetur të palëkundura në qëndrimet e tyre rreth krisës aktuale në vend. Shoqëria civile ka kërkuar ndërhyrjen e Presidentes për zgjidhjen e krizës.

Se kjo gjendje është e papranueshme tha për RTK-në edhe e para e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, nga e cila është kërkuar që të ndërmjetëson me qëllim që palët e përfshira në mosmarrëveshje rreth së ardhmes së vendit të ulen dhe gjejnë zgjidhje.

“Unë do të ushtroj obligimet e mija kushteutese dhe do përpiqem që të lehtësoj dialogun politik dhe tanimë jam në shqyrtim e sipër të të gjitha opsioneve të mundshme konform obligimeve të mija kushtetuese dhe konform rolit kushtetues të Presidentit të vendit”, tha Jahjaga për RTK-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.