Lajmet e fundit
Jahjaga kërkon përkrahje për njohje nga një president që s’e njohin as qytetarët e vet

Jahjaga kërkon përkrahje për njohje nga një president që s’e njohin as qytetarët e vet

Presidentes së vendit, Atifete Jahjagës, nuk po i ecë mirë agjenda e saj bilaterale në Nju Jork, ku ajo po merr pjesë si kryesuese e delegacionit të Kosovës. Jahjaga, përveç pjesëmarrjes në Nismën Globale Clinton, deri më tash ka pasur vetëm dy takime bilaterale, raporton Indeksonline.

Madje, njërin prej këtyre takimeve e kishte edhe me Presidentin e Këshillit të Deputetëve dhe Ushtruesin e Detyrës të Presidentit të Libisë, Agila Saleh, nga i cili ka kërkuar përkrahjen e Libisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kontinentin afrikan dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në UNESCO.

Për ata që nuk e dinë, Libia është shtet pothuajse i dështuar në çdo fushë dhe tash është në mesin e një lufte civile, sepse funksionon me dy qeveri. Pra, presidentja Jahjaga ka kërkuar përkrahje për njohje në tërë kontinentin afrikan nga një ushtrues detyre, qeverinë e të cilit nuk e njohin as vetë libanezëve.

Presidentit të Këshillit të Deputetëve dhe Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Libisë, Agila Saleh, i cili qeveris me njërën prej këtyre qeverive, bashkë me tërë kabinetin qeveritar dhe parlamentin, i është dashur të zhvendoset nga Tripoli në qytetin Tobruk për shkak të luftës civile.

Ndërkaq, qeveria tjetër e Libisë, e cila operon në shumicën e territorit është një qeveri islamiste, që po pretendon ta marr kontrollin e shtetit të Libisë me grusht- shtet./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.