Në vigjilje të festës së 28 Nëntorit, Forca e Sigurisë së Kosovës i ka hapur dyert e kazermës “Adem Jashari”, për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në këtë ngjarje, po merr pjesë edhe Presidentja Atifete Jahjaga, e cila e pyetur nga Klan Kosova se kur do të bëhet Kosova me ushtri, ajo ka thënë se ushtria tashmë është e bërë.
“Kosova tashmë e ka ushtrinë dhe kjo është ushtria e Kosovës”, ka thënë Jahjaga, duke iu referuar FSK-së.