Lajmet e fundit

Jahjaga krijon Komision me ekspertë ndërkombëtarë për Demarkacionin (Video)

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka nisur proceduat për krijimin e një komisioni vlerësues ad hoc, me ekspertë ndërkombëtarë, për të vlerësuar shënjimin e vijës kufitare më Malin e Zi.

Këtë për Tribuna Channel e ka konfirmuar vet zyra e Presidencës. Në këtë përgjigje nuk bëhet me dije se kur mund të jetësohet ky Komision. Megjithatë, ajo që dihet është se një propozim të tillë e pati proklamuar edhe vet kryeministri Isa Mustafa.

Ndërsa, sa i përket çështjes se Asociacionit, e para e vendit ka kërkuar nga dy taborët që ta respektojnë dhe të punojnë bashkërisht në jetësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për parimet e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe në Kosovë.

Jahjaga u ka bërë thirrje liderëve për dialog dhe për ndërtimin e konsensusit për të tejkaluar gjendjen institucionale të krijuar në vend, duke shtuar se të gjithë çështjet e hapura mund të zgjidhen përmes dialogut brenda institucioneve.

Ajo është shprehur e përkushtuar që të vazhdojë të kryejë detyrën e saj të faktorit të unitetit dhe të lehtësuesit të bashkëbisedimit ndërmjet palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.