Lajmet e fundit
Jahjaga: MSA, hap konkret drejt perspektivës evropiane

Jahjaga: MSA, hap konkret drejt perspektivës evropiane

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, me rastin e fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Jahjaga përmes një deklarate për media theksoi se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është hap konkret drejt realizimit të perspektivës evropiane, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të përmbyllin me sukses negociatat për MSA deri në pranverën e vitit të ardhshëm me qëllim të hapjes së rrugës së anëtarësimit të Kosovës në BE. Agjenda evropiane është prioritet i Republikës së Kosovës që i bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”, tha presidentja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.