Lajmet e fundit
Jahjaga: Mund ta bëjmë Kosovën një vend të sundimit të ligjit

Jahjaga: Mund ta bëjmë Kosovën një vend të sundimit të ligjit

Prishtinë, 30 nëntor – Sot është mbajtur  konferenca e tretë Vjetore e Gjyqësorit në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, në të cilën po paraqitën arritjet dhe zhvillimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila mori pjesë në ketë konferencë deklaroi se reformat në fushën e drejtësisë janë një hap i rëndësishëm i cili tregon se ne dimë dhe mund ta bëjmë Kosovën një vend të sundimit të ligjit.

  Me këtë rast, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka thënë se për ta zhvilluar një shtet në baza ligjore duhet të funksionoj ligji dhe sistemi i drejtësisë.

“Vite më parë kur kemi filluar ta ngrisim sistemin e drejtësisë në Kosovë e kemi bërë të qartë se shteti i së drejtës ndërtohet mbi sundimin e ligjit dhe të rendit dhe kur zbatimi i kushtetutshmërisë është themeli i shtetësisë.”Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm, profesional, të paanshëm dhe politikisht të pandikueshëm të drejtësisë, shënon përpjekjet tona të pareshtura për ta funksionalizuar atë dhe për ta bërë më të pranueshëm për qytetarin dhe më të besueshëm për të. “

“Qëndrueshmëria e Kosovës si një shtet i sundimit të ligjit ndihmon në ecjen tonë përpara, sundimi i ligjit dhe gjykatat efektive janë pjesë thelbësore që garantojnë përparimin e gjithmbarshëm të shoqërisë sonë dhe avancojnë proceset tona drejt integrimeve evropiane”, u shpreh Jahjaga.Ajo i përgëzoi udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë për nisjen e reformave në sistemin e drejtësisë. Sipas Jahjagës, Presidentja Jahjaga u shpreh se Kosova ka arritur ta luftoj edhe korrupsionin dhe dukuritë tjera negative, pasi, siç u shpreh ajo, objektivi i të gjithëve është që të ndërtojmë një shtet demokratik me standarde të lata për të mirën e qytetarit dhe për të ardhmen e tij.

Ndërkaq zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se institucioni që ai e drejton ka pasur një bashkëpunim të mirë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për çka e falënderoi kryetarin e këtij këshilli, Enver Peci, duke shtuar se pikësynimi i këtij bashkëpunimi ka qenë të forcohet pavarësia e gjyqësorit në Kosovë, të ndërtohet profesionalizmi te gjyqtarët, guximi i tyre dhe mbi të gjitha paanshmëria në ofrimin e shërbimeve të tyre.“Ne si Ministri e Drejtësisë i kemi pas dy synime në reformat që kanë të bëjnë me gjyqësorin: të ndërtojmë arkitekturën e drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe të ndërtojmë standarde të përafërta me ato të BE-së dhe të vendeve të tjera. Natyrisht në këtë drejtim e kemi respektuar traditën tonë juridike të zhvilluar me vite me radhë por njëkohësisht duke e gërshetuar me atë moderne. Reformat në sistemin e drejtësisë nuk do të jenë të ndalshme”, u shpreh Kuçi.

Ai ua bëri me dije gjyqtarëve se janë krijuar mekanizma që e kanë lehtësuar punën e tyre dhe e kanë zvogëluar numrin e lëndëve nëpër gjykata.Kuçi shtoi se ka qenë i kujdesshëm që gjyqtarët dhe prokurorët të emërohen në mënyrë profesionale, gjë që edhe ka bërë që emërimi i tyre të jetë shumë korrekt dhe i paanshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.