Presidentja e vendit Atifete Jahjaga është parë tek hynte në ndërtesën e Qeverisë, menjëherë pas konferencës së mbajtur nga kryeministri Isa Mustafa.
Mustafa në këtë konferencë bëri të ditur se ju ka dërguar ftesë tri partive opozitare për një takim të përbashkët për të zgjedhur situatën aktuale në vend.
Siç duket kjo është edhe arsyeja e këtij takimi urgjent Jahjaga-Mustafa pasi që kryeministri bëri të ditur se ka njoftuar edhe presidenten lidhur me ftesën dërguar opozitës.
Agjencia e lajmeve Kosovanews kosovanews.info