Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka organizuar një takim me krerët e shtetit për fundvit, por ka përjashtuar mediat duke mos i lënë të marrin pjesë.
Indeksonline merr vesh se Jahjaga është në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësues të ambasadave.
Indeksonline ka provuar të marr informacione, mirëpo gazetari nuk është lejuar që të marr informacione.
Jahjaga sot mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku nga foltorja tha se do të jetë fjalimi i saj i fundit si presidente para deputetëve.