Lajmet e fundit

Jahjaga nesër i drejtohet Gjykatatës Kushtetuese

Këshilltarja e Presidentes Atifete Jahjaga, Valentina Kraja, në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se të premten presidentja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe, njofton Klan Kosova.

“Presidentja Jahjaga gjithmonë e ka kryer funksionin e saj kushtetues si faktor i unitetit. Atë që e ka parë Kushtetuta e Kosovës ajo e ka kryer detyrën e saj. Pozita dhe opozita gjithmonë e kanë respektuar institucionin e presidentes”.

“Presidentja me takime të ndara gjatë javës së kaluar ka pasur një kohë mjaft intensive dhe pasi i ka dëgjuar palët ka ofruar një rrugëdalje nga kjo krizë”.

“Për zyrën e presidencës problemet nuk janë që nga VLAN por që nga momenti kur opozita ka filluar me kundërshtimin e marrëveshjeve të lidhura nga qeveria e Kosovës”.

“Nesër Jahjaga i drejtohet kushtetueses për të marrë mendim lidhur me kushtetuetshmërinë e marrëveshjes për Asociacionin e Komuanve Serbe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.