Lajmet e fundit

Jahjaga, presidentja e vendit më të varfur në Evropë, me rrogë më të madhe se presidentët e vendeve ne Evropë?!

Mandati i Presidentes Atifete Jahjaga skadon edhe pak muaj. Ajo duket se po i shfrytëzon mire keta muajt e fundit të mjalti ne presidence. Përndryshe, në prill të vitit 2016 i skadon mandate pesëvjeçar Jahjagës, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Por a e dini sa është paga e saj si Presidenti?

 

Jahjaga trefishon pasurinë, Kosova trefishon varfërinë…Amsera i bën të fala nga Restelica

Nga deklarimi i pasurisë Presidentja bën më dije se rroga e saj mujore në këtë pozitë është 2,873.

Por Jahjaga gëzon të ardhura të mira edhe falë dy punëve të bën bashkëshorti i saj, si asistent në Fakultetin e Mjekësisë dhe si stomatolog në QKUK.

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në fund të mandatit të saj ka vendosur ta shpenzojë një shumë të konsiderueshme të parave të buxhetit për blerje të valixheve dhe çantave zyrtare.

E para e shtetit, Atifete Jahjaga, i ka dhënë tender në vlerë prej 6,332 euro kompanisë ‘Rialko-R’ për ta furnizuar me valixhe dhe çanta zyrtare.

 

Tenderi nuk ka qenë i hapur, por është dhënë nëpërmjet kuotimit(negociimit) të çmimit Nënshkrimi i kontratës për këtë tender planifikohet të ndodhë më 16 nëntor 2015.

Në zyrën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga tash e tutje do të ketë edhe punime të argjendit. Për ti blerë këto punime, Presidenca e Kosovës do t’i shpenzojë 2 mijë e 520 euro njofton Gazeta Fjala.

Tenderin “Furnizim me punime nga argjendi”, siç njoftohet në KRPP e ka fituar kompania “Koci Gallery”. Derisa në garë për këtë tender kanë qenë tri kompani.

Presidenca dhe kompania fituese kontratën e këtij tenderi do ta nënshkruajnë më 25.05.2015.

Që është Presidentja e shtetit më të varfër në Evropë- duket që s’i bën edhe aq përshtypje as Jahjagës e as stafit të saj për të cilin ditë më parë u raportua që Këshilltarët i kanë rrogat më të mëdha se edhe Kryeministri i Qeverisë së shtetit!

Meqe ju paska trefishuar rroga presidnetes se Kosovës, sigurisht me ne fund e paska ndermen me ja dhuruar para (10 mije euro) e premtuara voglushes Amsera e cila  i kishte shpetuar tregjedisë qe kishte perfshirë  orteku fshatin  Restelice, ku u shkaktuan disa te viktima par dy vitesh.

 

Nje bashkepunotëre i Jahjages nga kabineti i presidentes ka deklaruar së fundit për  “Presheva Jonë” si në shaka se « kryetarja Jahjaga,  kismet do t’i  jap ato pare qe i ka premtuar, por s’po kakohe për shkak udhëtimeve të shpeshta tuj lobue për ngërcin. Ajo do t’i jep kur te bjere me thes, kur te bëhet e pasur.. »

Leave a Reply

Your email address will not be published.