Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë publike disa foto në të cilat tregohet projekti i Spitalit që pritet të nis së ndërtuari vitin 2016. E para e vendit në një status në Facebook ka thënë se ky Spital do të kushtojë 22 milionë euro dhe do të ndertohët nga arabët.
Ky është statusi i plotë i Jahjagës:
Pamjet nga projekti ideor për Spitalin e ri Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve, i cili do të fillojë të ndërtohet në vitin 2016 në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndërtimi i tërësishëm i spitalit dhe pajisjet e teknologjisë më moderne shëndetësore është rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në prill të këtij viti ndërmjet Presidentes Jahjaga dhe Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, të Emirateve të Bashkuara Arabe, për një donacion prej mbi 22 milionë eurove që do të ndihmojë në përmirësimin dhe përkujdesjen për fëmijët e Kosovës.


